Zyrtare: Donjet Shkodra karrierën e vazhdon në Kazakistan

E publikuar: 24/02/2019 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donjet Shkodra është bërë me skuadër të re dhe karrierën do ta vazhdoj në Kazakistan.

Mesfushori nga Kosova pas largimit nga skuadra shqiptare Kukësi ka nënshkruar me skuadrën kazake Shakhtar Karagandy.

Shkodra me ekipin kazak ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Shakhtar Karagandy është një skuadër e madhe në Kazakistan dhe synon që edicionin e ardhshëm të luaj në Ligat e Evropës.

Gjilanasi i është bashkua skuadrës së tij të re dhe është prezantuar në ambientet e klubit.

Kampionati në Kazakistan fillon me 9 mars, ndërsa Shkodra pritet të jetë titullar tek ekipi i tij i ri.

Shkodra gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrat si Skënderbeu, Flamurtari e Kukësi në Shqipëri, ndërsa në shtetin belg është aktivizuar me ekipet si Deinze, Ronse, Aalst apo Sint Niklas. /Telegrafi/