Zyrtare: Benjamin Ibrahimi në Chievo

E publikuar: 19/01/2018 18:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Kolonia” e futbollistëve shqiptarë në Seria A vazhdon.

Pas Tomas Strakosha, Etrit Berisha, Berat Djimsiti, Arlind Ajeti, Federik Veseli, e Ledian Memushaj, një tjetër lojtar i kombëtares kuqezi firmos në kategorinë më të lartë të futbollit italian.

Brijan Ibrahimi ka bërë një hap tepër të rëndësishëm në karrierën e tij pasi paraditen e sotme ka firmosur një kontratë me klubin e Seria A, Chievon.

Talenti shqiptar i cili është ka qenë pjesë e kombëtares kuqezi të 17 vjeçarëve ka lënë Breshian për të kaluar te skuadra nga Verona

Lajmi është bërë publik nga faqja zyrtare e klubit italian. Nuk dihen kushtet e kontratës, me Ibrahimin që pritet të jetë i gatshëm për teknikun Maran që këtë fundjavë përballë Lazios. /oranews/