Zyrtare: Aubameyang lojtar i Arsenalit

E publikuar: 31/01/2018 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali e ka zyrtarizuar blerjen e fundit nga Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.

Të dy klubet e kaba bërë zyrtare në ueb faqet e tyre për kalimin e lojtarit nga Budesliga në Ligën Premier.

Klubi i Arsenalit është shprehur i lumtur me blerjen e njërit prej sulmuesve më të fortë në botë.

Lojtari është blerë për 72 milionë euro.

Ai ka shënuar 98 gola në 144 ndeshje në Bundesliga me Dortmundin.

Në të gjitha garat ai ka shënuar 172 gola në 213 ndeshje.

Ai ka një mesatare të frikshme me një gol në 96 minuta. /Telegrafi/