Zvicra ndihmon Kosovën në luftën kundër koronavirusit

E publikuar: 03/04/2020 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) sapo ka ndarë 500,000 franga zvicerane për të ndihmuar Kosovën të luftojë virusin COVID-19.

Në koordinim me donatorët e tjerë dhe UNDP në Kosovë, kjo mbështetje do të sigurojë ventilatorë për shpëtimin e jetës, që pritet të arrijnë në Kosovë deri në mes të prillit, njofton Klan Kosova.

Zvicra e lavdëron Qeverinë e Kosovës për masat e marra deri më tani dhe profesionistët e shëndetit dhe përgjigjet e tjera të para për përkushtimin e tyre në luftimin e COVID-19, duke mbrojtur kështu jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës.