“Zoti ju marroftë, gënjeshtarë të mjerë”, iu drejtohet Vuçiqi zyrtarëve të Kosovës

16.03.2019 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
“Zoti ju marroftë, gënjeshtarë të mjerë”, iu drejtohet Vuçiqi zyrtarëve të Kosovës

Presidenti i Serbisë iu ka rikthyer fjalorit ofendues ndaj zyrtarëve shtetërorë të Kosovës.

“Zoti ju marroftë, juve o gënjeshtarë të mjerë”, është ofendimi që Aleksandar Vuçiqi ua ka bërë sot atyre pas ofendimit që një javë më parë e kishte bërë me fjalët “Bandë e Prishtinës, sikter”, transmeton Koha.net.

“Shkas”, për këtë fyerje të re ndaj zyrtarëve shtetërorë të Kosovës, siç njofton agjencia serbe e lajmeve beta, ka qenë deklarimi rreth hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit që paralelisht po zhvillohet në Prishtinë e në Beograd.

Duke folur rreth këtij rasti, Vuçiqi ka thënë se hetimi në Serbi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit po zhvillohet shumë ngadalë, por po përparon, ndërsa ka shtuar se është qartë se dikush po e njofton Prishtinën prandaj paniku te shqiptarët është edhe më i madh.

Ai ka theksuar se është i gatshëm të dalë para çdo organi hetues të Serbisë dhe se i duket i tmerrshëm tregimi i autoriteteve të Kosovës të jetë i përzier në atë vrasje.

“Zoti ju marroftë, juve o mjeranë. Çdo vrasës do ta kisha vënë pas grilave për të mos dalë kurrë. Ata njerëz nisen nga vetja, e dinë ata për çfarë janë të aftë, prandaj dhe mendojnë se edhe të tjerët mund të bëjnë të njëjtën gjë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se akuza të njëjta i dëgjon edhe nga disa politikanë të Serbisë edhe “pse ai ka qenë më i afërt me Ivanoviqin se sa ata që tash e mbrojnë” ndërsa për këtë, ka shtuar, dëshmojnë edhe disa anëtarë të familjes së të ndjerit.

“Tashmë kemi disa dyshime vetëm se kërkojmë edhe disa verifikime. Kemi shumë njohuri të marra në mënyrë të çuditshme, tërthorazi, sepse nuk kemi pasur të drejtë të shkojmë në vendin e ngjarjes, prokurori i tyre nga Prishtina ka treguar njëfarë profesionalizmi në raport me ata që mendojnë se do të frikohem”, ka thënë ai .

Vuçiq ka nënvizuar se “autoritetet e Kosovës e ndiejnë atë si armikun më të madh të pavarësisë së Kosovës”.

“Nuk lejoi që Serbia të jetë as e vogël dhe as e dobët dhe as nuk lejoi që ajo të poshtërohet”, ka thënë Vuçiqi dhe ka kërcënuar se “nëse KFOR-i nuk e bën punën e vet, ka kush t’i mbrojë serbët në Kosovë”.

“Pas arrestimit të Gjuriqit dhe pas ndërhyrjes në Ujman, besim ynë te KFOR-i është më i vogël, por komunikimin e mbajmë. Besojmë se ata janë aty për ta mbrojtur bashkësinë serbe në Kosovë, e nëse nuk e bëjnë punën e vet, ka kush ta bëjë”, ka thënë Vuçiqi me kërcënim.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Protesta në Tiranë: Dhunë dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve

Protesta në Tiranë: Dhunë dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve

“Zoti ju marroftë, gënjeshtarë të mjerë”, iu drejtohet Vuçiqi zyrtarëve të Kosovës

“Zoti ju marroftë, gënjeshtarë të mjerë”, iu drejtohet Vuçiqi zyrtarëve të Kosovës

Aksidenti në Pejë: Vdes një burrë dhe lëndohen rëndë dy gra

Aksidenti në Pejë: Vdes një burrë dhe lëndohen rëndë dy gra

“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë bashkon Republikën Serbe me Serbinë”

“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë bashkon Republikën Serbe me Serbinë”

Kur dhe në cilat vende të Ballkanit kishte qëndruar sulmuesi i xhamive në Zelandë të Re

Kur dhe në cilat vende të Ballkanit kishte qëndruar sulmuesi i xhamive në Zelandë të Re

“Shërohen” 150 policët e “sëmurë”, heqin dorë nga pensioni i invalidit të luftës

“Shërohen” 150 policët e “sëmurë”, heqin dorë nga pensioni i invalidit të luftës

Në mungesë të profesionalizmit, Komunat s’po mund të marrin fonde nga BE-ja

Në mungesë të profesionalizmit, Komunat s’po mund të marrin fonde nga BE-ja

Lutfi Haziri shpall kandidaturën për kryetar të LDK’së

Lutfi Haziri shpall kandidaturën për kryetar të LDK’së

Merovci tregon për kërcënimin që ia ka bërë Jakup Kranisiqi Ibrahim Rugovës

Merovci tregon për kërcënimin që ia ka bërë Jakup Kranisiqi Ibrahim Rugovës

Çka do të ndodhë tash pasi Kosova përcolli njerëzit e Trumpit, e Merkelit dhe zyrtarët e Britanisë së Madhe?

Çka do të ndodhë tash pasi Kosova përcolli njerëzit e Trumpit, e Merkelit dhe zyrtarët e Britanisë së Madhe?

Haziri nga Gjilani kritikon Qeverinë aktuale e thotë se “LDK i dha Republikës formë, besim dhe shpresë”

Haziri nga Gjilani kritikon Qeverinë aktuale e thotë se “LDK i dha Republikës formë, besim dhe shpresë”

Kryministri kanadez: Ne të gjithë duhet të ballafaqohemi me islamofobinë

Kryministri kanadez: Ne të gjithë duhet të ballafaqohemi me islamofobinë

LDK-ja dhe Vetëvendosja e çojnë në Kushtetuese Ligjin për Dialogun

LDK-ja dhe Vetëvendosja e çojnë në Kushtetuese Ligjin për Dialogun

Komandanti i KFOR-it Gjenaral  Lorenco D`ADARIO me bashkëpunëtor sotë kanë vizituar drejtorin Rajonale të policisë së Kosovës në Gjilan

Komandanti i KFOR-it Gjenaral Lorenco D`ADARIO me bashkëpunëtor sotë kanë vizituar drejtorin Rajonale të policisë së Kosovës në Gjilan

MZHE ndan 290 mijë euro për sektorin e arsimit në Gjakovë

MZHE ndan 290 mijë euro për sektorin e arsimit në Gjakovë

Zvicra do të vazhdoj të mbështesë BQK-në

Zvicra do të vazhdoj të mbështesë BQK-në