Zidane dëshiron Fekirin te Reali

E publikuar: 12/11/2017 04:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nabil Fekir ka vazhduar me formën e mirë me Lyonin edhe në këtë fillim sezoni.

Francezi ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar tre asistime, më shumë gola se ai kanë vetëm Edison Cavani me Paris Saint Germain dhe Radamel Falcao i Monacos.

E gjitha kjo nuk i ka ikur Zinedine Zidanes, i cili ka kohë që ndjek Fekirin dhe tani i ka bërë të ditur drejtuesve të Los Blancos së e dëshiron sulmuesin e Lyonit në Santiago Bernabeu.

24-vjeçari luan si sulmues qendre, por ia del bukur dhe në krah. Pra një zëvendësim i mirë për Gareth Bale, pse jo dhe Karim Benzeman.

Por, ky nuk do të jetë edhe një transferim i lehtë për Realin, kjo pasi tash e disa kohë lojtari është duke u ndjekur edhe nga Arsenali.

Arsene Wenger është adhurues i madh i Fekir dhe me atë në skuadër nuk do e kishte problem edhe nëse Mesut Ozil, apo Alexis Sanchez do largoheshin. /Telegrafi/