PDK e bën premtimin e parë zgjedhor – vështirë se do t’i përmbahet

E publikuar: 08/08/2019 16:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka filluar edhe zyrtarisht fushatën zgjedhore, duke premtuar që do të kenë si prioritet Ligjin për Qeverinë, që minimizon numrin e ministrave e zëvendësminsitrave. Kjo doli të jetë e pamundur në cdo legjislaturë pasi në mungesë të votave të mjaftueshme, edhe premtimet për poste qenë të mëdha. Njejtë ndodhi edhe në qeverinë, tash në largim, raporton Gazeta Express

Qeveria tash në largim u bë lajm për të keq për numrin e madh të ministrive e zëvendësministrave.

E tash kur zgjedhjet janë afër, PDK që ka vite që mban pushtetin po premton se do të miratojë një ligj për qeveri më të vogël, që të zvogëlohet numri i ministrive.

Këta kanë një plan edhe një premtim tjetër, që si Ligji për Qeverinë ka qenë pjesë e çdo fushate të kësaj partie për vite me radhë.

Nënkryetari i PDK-së së Kadri Veselit po premton se do të krijojnë institucione efikase që do t’i mundësojnë qytetarëve rrugë të shpejtë drejt BE-së.

“PDK si parti e qendrës së djathtë nuk do të lejojë më qeveri megalomane, por një qeveri më afër qytetarit, një qeveri të vogël dhe efikase. Kjo mund të arrihet me grupimin e ministrive sipas profilit, por sidomos sipas prioritetit të vendit”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./Express/