Partia Konservatore e Boris Johnson është drejt marrjes së shumicës së konsiderueshme në Parlament, sipas një sondazhi të daljes nga tre transmetuesit kryesorë të Mbretërisë së Bashkuar.
Parashikimet do të jenë një zhgënjim i madh për Partinë e Punës të Jeremy Corbyn dhe sugjerojnë se Johnson do të jetë në gjendje ta kalojë qetësisht marrëveshjen e tij të Brexit.
Sondazhi i daljeve është zakonisht mjaft i saktë, por numrat akoma mund të ndryshojnë përderisa fillon publikimi i rezultateve zgjedhore.
Sondazhi i marrë në qendrat e votimit në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se Partia Konservatore do të marrë 368 deputetë – 50 më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2017 – kur të llogariten të gjitha rezultatet.
Partia e Punës parashikohet se do të marrë 191, Liberal-Demokratët 13, Partia Brexit asnjë dhe SNP 55.
Partia e Gjelbër do të ketë ende një deputet dhe Plaid Cymru do të humbasë një vend dhe do të ngelet me tre, sugjeron sondazhi.
Rezultatet e para të zgjedhjeve të përgjithshme do të vijnë pas mesnatës, ndërsa ato përfundimtare pritet të publikohen deri mesditen e së premtes.