Zëvendësministrat tash do t’i raportojnë ministrave për punën e tyre

E publikuar: 24/03/2019 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministrat i raportojnë direkt ministrave, ata përfshijnë edhe intervistat në dokumentin e punës

Në pozitën e zëvendësministrit është tash e sa kohë. Por, Beqir Zejnullahu praktikisht e ushtron detyrën e ministrit.

Kjo pasi që Zejnullahu është zv ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

E në pozitën e ministrit në këtë dikaster formalisht është i emëruar Ivan Teodosijeviq, nga Lista Serbe.

Por, ai ka kohë që nuk del në punë për shkak që ata po i bojkotojnë institucionet e Kosovës.

Por, pavarësisht kësaj Beqri Zejnullahu për çdo 3 mujor harton raport për punën që ai bënë.

Krejt kjo sipas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Raportin është duke e bërë gati edhe zv.ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka.

Ky tregon se çfarë do të përfshijë në këtë dokument.

Por, raportet e këtyre zyrtarëve të shtetit më nuk do të shkojnë në dorë të kryeministrit.

Përkundër që ishte kërkesë e vetë Haradinajt, raportimi tani do kalojë direkt te ministri i secilës Ministri.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, kjo praktikë është krijuar me qëllim të një përcjellje më të mirë.

Aktualisht Qeveria “Haradinaj” numëron hiç më pak se tetëdhjetë e një zëvendësministra.