Zëri i padëgjuar i grave të liderëve të Kosovës

E publikuar: 29/04/2018 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Melania Trump, bashkëshortja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëri goxha bujë kur në media qarkulloi xhirimi, në të cilin ajo u pa teksa refuzon dorën e burrit të saj me të zbritur nga aeroplani presidencial në një nga udhëtimet zyrtare.

Ani pse komentohet shpesh për marrëdhënien e paqëndrueshme me burrin, Melania secilën herë e ka shoqëruar presidentin Donald Trump nëpër udhëtime jashtë vendit dhe në pritjet zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, shkruan sot “E diela me Koha Ditore”.

Paraardhësja e saj, Michelle Obama, i pushtoi zemrat e amerikanëve dhe të botës me praninë e saj në media dhe kauzat humanitare e fjalimet politike. Aq sa disa edhe e propozuan si kandidate për presidente të ardhshme të Amerikës. I ngjashëm ishte rasti me Hillary Clintonin, gruan e ish-presidentit, Bill Clinton, e cila e sfidoi Trumpin në garën presidenciale të 2008-s. Ndërsa ish-zonja e parë e Francës, italiania Carla Bruni, shpesh ka tërhequr më shumë vëmendje sesa burri i saj, Nicolas Sarkozy.

Zonjat e para dhe gratë e liderëve më të lartë shtetërorë nëpër botë bëhen zëra të fuqishëm politikë e shoqërorë. Por në Kosovë bashkëshortet e politikanëve janë zëra të padëgjuar. Lëre më që nuk kanë ndonjë aktivitet publik, por edhe dihet shumë pak për jetën e tyre. Mbi të gjitha, në të shumtën e rasteve mungojnë aty ku i do vendi dhe e parasheh protokolli shtetëror./koha.net/