Zeneli shënon gol të ngjashëm si Ronaldinho nga gjuajtja e lirë

E publikuar: 04/11/2018 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arber Zeneli ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin holandez Eredivisie.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë edhe njëherë vendimtar për skuadrën e tij Heerenveen.

Si gjithnjë edhe sot Zeneli e nisi ndeshjen si titulluar ku Heerenveen u ndal në barazim 1-1 në shtëpi nga Emmen.

Ishte minuta e 30-të e ndeshjes kur reprezentuesi i Kosovës zhbllokoi sfidën duke shënuar për 1-0.

Zeneli realizoi gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë duke befasuar portierin mysafir.

Për 23-vjeçarin ky ishte goli i dytë në kampionat ndërsa ka bërë edhe shtatë asistime. /Telegrafi/