Zemaj: Nuk do të rikthehen masat e izolimit

E publikuar: 14/06/2020 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se masat e izolimit nuk do të rikthehen, duke shtuar se qytetarët duhet të vetëdijesohen për t’i respektuar rekomandimet e dhëna nga institucionet shëndetësore.

Zemaj po ashtu ka bërë të ditur se ditëve në vijim do të bëhen testime masive.

Derisa ka folur për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ai tha se nuk do të lejojnë përhapjen e virusit siç ka ndodhur në Telekom.

Këto deklarata Zemaj i ka dhënë pas dhurimit të gjakut me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut.

Me këtë ditë ka filluar gjithashtu edhe Java e Dhurimit të Gjakut e cila do të zgjas deri më 21 qershor.

Zemaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak dhe të shpëtojnë jetë./GS/