Zeka: Lotsjellësi Terrorizim i Parlamentit

E publikuar: 21/03/2018 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas hedhjes së gazit lotsjellës deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka e quajti turp këtë që ndodhi.

“Ky është terorizim i parlamentit, është gaz i botës turpi i këtyre njerëzve me u sjell në këtë mënyrë në parlament me u sill rrugaq është turp i botës”, tha Zeka.

Ai deklaroi se “ne kemi marrë informacion publik që ka me pasë gaz prej shërbimit sekret serb”.

Zeka deklaroi se “u pa kush e ka hedh gazin. Shpresoj qe në momentin që ishin votat 80 ata hodhën gaz. Momentin që Adem Hoxha ka srdhë në sallë ata e bënë gjestin”, tha Zeka./kallxo.com/