Zëdhënësi i LVV-së ka thënë se cinikët duan ta paraqesin Lëvizjen si të paaftë për të marrë pushtetin

E publikuar: 17/01/2020 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se për herë të parë e gjithë shoqëria është përfshirë në debat publik mbi qeverinë e ardhshme për kundër koalicioneve të kaluar ku analiza e kritika sipas tij, ka qenë gjithnjë post festum.

Manxhuka ka thënë cinikët duan ta paraqesin Lëvizjen si të paaftë për të marrë pushtetin, transmeton Telegrafi.

“Prej AKP-së e Fondit Sovran, prej MPB-së e të Presidenti, prej Kryeparlamentarit te ministritë shtesë, të gjithë jemi futur në debat. Prej koalicioneve super të shpejta ku ndaheshit borde e agjenci tash po debatohet për çdo lëvizje të vogël. Por, natyrshëm Lëvizja Vetëvendosje, s’do të ishte ndryshe po të mos ishte ndryshe edhe në qasje. Ndërkaq, cinikët që duan të paraqesin Lëvizjen si të paaftë për të marrë pushtetin, në fakt janë duke folur shumë për vetën. Ata me mekanizmat logjik të gjykimit për stilin PAN-ist të qeverisjes duan të gjykojnë paaftësinë e Lëvizjes, nëse ata gjykojnë nga ajo perspektivë atëherë po, ne nuk jemi të aftë të qeverisim si ta. Sikur ata nuk dimë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/