Zbulohen lojtarët e WBA-së që vodhën veturën e McDonald’s, kërkojnë falje publike

E publikuar: 17/02/2018 06:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lojtarët e West Brom, Gareth Barry, Jonny Evans, Jake Livermore dhe Boaz Myhill, kanë kërkuar falje për vjedhjen e veturës së McDonald’s, sa ishin në Barcelonë të enjten.

Katërshja janë intervistuar, por nuk janë arrestuar nga policia, për situatën që ndodhi në këtë mëngjes.

Ata kanë dal me një deklaratë të përbashkët duke zbuluar vetën, pasi nuk kanë dëshiruar që të implikohen edhe shokët e ekipit.

Lojtarët gjatë mbrëmjes kur ndodhi vjedhja e veturës

“Ne e pamë të rëndësishme që të identifikohemi për respektimin ndaj shokëve të ekipit, që të mos implikohen ata”.

Mbrojtësi i West Bromit dhe Irlandës së Veriut, Evans, ish-mesfushori i Anglisë Barry, por edhe Livermore dhe portieri rezervë Myhill, janë ata që kanë kërkuar falje.

“Kërkojmë falje për këtë ngjarje që ka përhapur publicitet negativ për klubin”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

West Brom mbajnë vendin e fundit në Ligën Premier me 20 pikë. /Telegrafi/