Zaev: Deri sa nuk ikë Gruevski, as ne nuk ikim prej këtu!

E publikuar: 17/05/2015 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Erdhëm pas të ardhmes tonë. Gruevski mos e zgjat më shumë edhe vet e sheh se mbaroi puna jote. Ik”, tha fillimisht në fjalimin e tij kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në protestën e sotme që është mbajtur dhe vazhdon të mbahet para qeverisë në Shkup.

“U mundua e vërteta që ta shohë dritën e ditës. U munduam edhe ne një dekadë të plotë që t’i ndihmojë asaj të dalë në skenë. U derdh e vërteta nëpër fjalë, dhe tani shikoni, ka nxjerrë lumenj nëpër rrugët e Shkupit dhe nëpër të gjithë Maqedoninë. Nga pozita e kryeministrit, e kemi dëgjuar se sa ashpër është konfrontuar me ata që kanë pasur mendim ndryshe, i ka dënuar dhe i ka vjedhur qytetarët, ka vjedhur zgjedhjet, është vendosur në polici dhe gjykata, ka urryer dhe nëpërmjet institucioneve është hakmarrë, e ka shkelur Kushtetutën, i ka keqpërdorur shërbimet e sigurisë dhe administratën, edhe për emrin e shtetit fshehuarzi ka bërë tregti”, tha Zaev transmeton “Zhurnal” duke u frikësuar tani se frikësohet që do të ishte turpëruese nëse largohet.