Z Mobile Prishtina vazhdon me fitore, ndërsa ia shkakton humbjen e parë Rahovecit

E publikuar: 28/10/2018 02:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet është zhvilluar ndeshja e dy skuadrave pa humbje nga pesë xhirot e mëparshme të këtij edicioni, Z Mobile Prishtinës dhe Rahovecit.

Skuadra nikoqire ka dalë fituese e duelit me rezultat 107-86 dhe tashmë bardhekaltrit janë të vetmit pa humbje në sezonin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll.

Nikoqirët luajtën më mirë në çerekun e parë në të cilin shënuan 33 pikë, kundrejt 20 pikëve të mysafirëve.

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, skuadra vendase bëri performancë më të mirë se kundërshtari (29:18) dhe shkoi në pushim me epërsi bindëse (62-38).

Rahoveci u përpoq të rikthehet në fraksionin e tretë duke shënuar vetëm një pikë më pak se (26:25) se kryeqytetasit që vazhdonin me epërsinë e lartë.

Mysafirët e fituan çerekun e fundit të ndeshjes (19:23), porse mbetën shumë prapa liderit me pikë (107-86).

Pas gjashtë xhirove të para në edicionin e sivjetmë në Superligën e Kosovës në basketboll, Z Mobile Prishtina ka arritur gjashtë fitore dhe është lider në tabelë me 12 pikë.

Rahoveci pësoi humbjen e parë pas gjashtë xhirove dhe mban vendin e dytë në tabelë me një pikë më pak se lideri. /Telegrafi/