Ymeri tregon pse nuk ishte ngritur në këmbë për himnin e Kosovës

E publikuar: 22/04/2018 08:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë deputet nga radhët e Grupit të Pavarur të Deputetëve, ka treguar arsyen pse nuk është ngritur për himnin e shtetit të Kosovës.

Ymeri ka thënë se nuk ka mund të dallojë tingujt e himnit, ai ka menduar se është lëshuar ndonjë muzikë e Beethovenit.

“Unë nuk mundja t’i dallojë tingujt e himnit, mendofsha mos është ndonjë muzikë e “Betovenit”, për këtë edhe nuk jam ngritë fare për himnin e Kosovës”, ka thënë Ymeri në Oxygen

Ymeri ka folur edhe për simbolet e shtetit e Kosovës dhe ka thënë se edhe ato janë të mjaftë problematizuara.

“Unë mendoj që edhe simbolet kosovare janë të problematizuara”, ka thënë Ymeri./Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ymeri-tregon-pse-nuk-ishte-ngritur-ne-kembe-per-himnin-e-kosoves-527327/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright