Xiaomi tjetër goditje ndaj Apple me një rival të MacBook Pro i cili kushton 858 dollar

E publikuar: 14/09/2017 04:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e Hëne Xiaomi kishte përgatitur disa supriza anti-Apple. Pasi prezantoi gjeneratën e dytë të Mi Mix, kompania zbuloi një laptop të ri, një alternativë e lirë e Macbook Air por me Windows.

Laptopi i parë i kompanisë erdhi në verën e 2016-ës dhe ishte përballja e parë direkte me kompjuterat e shtrenjtë të Apple.

Mi NoteBook Pro ka një ekran 15.6 inç, procesor Intel Core i7, 16GB RAM dhe grafika Nvidia GeForce MX150.

Në tërësi ky kombinim e bën laptopin 40% më të fuqishëm sesa modeli i vitit të kaluar.

Mi NoteBook Pro përmban një skaner të shenjave të gishtërinjve brenda trackpadit, mbështetje tre-në-një për kartat SD, USB-C, porta e zakonshme USB, portë për kufjet 3.5 mm dhe një portë HDMI.

Laptopi i ri fillon nga 858 dollar për modelin me core i5 dhe 8GB RAM. Modeli me Core i7 vjen me 8GB RAM dhe 16GB RAM dhe kushton 980 dhe 1072 dollar respektivisht. /PCWorld Albanian