Xiaomi prezantoi flagshipin Mi Mix 3, vitin e ardhshëm një model 5G për Evropën

E publikuar: 26/10/2018 03:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xiaomi prezantoi zyrtarisht Mi Mix 3, flagshipin më të ri të kompanisë dhe industrisë.


Telefoni i rangut të lartë ka një ekran pa kornizë dhe një mekanizëm me shinë që fsheh dy kamerat frontale duke eliminuar nevojën e një “notch.”

Ndryshe nga Vivo Nex ose Oppo Find X, shina nuk ka motorë por funksion si telefonët tradicionalë me shinë.


Dy modelet e kaluara Mi Mix ishin ndër të parët me ekran pa kornizë.

Xiaomi thotë se ekrani zë 93.4% të pjesës frontale.

Mi Mix 3 ka ekran OLED 6.4-inç 1080p. Në total janë katër kamera: dy të pasme 12-megapiksel dhe dy frontale 24-megapiksel dhe 2-megapiksel respektivisht.

Telefoni ka një sensor të shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme.

Si çdo smartfon i rangut të lartë, Mi Mix 3 vjen me Snapdragon 845 dhe 10GB RAM.

Xiaomi gjithashtu ka përfshirë një karikues 10W ndërsa një version 5G do të vijë vitin e ardhshëm në Evropë.

Mi Mix 3 fillon nga 475 dollarë me 6GB RAM dhe 128GB memorie dhe 575 dollarë për modelin 10GB RAM dhe 256GB memorie. /PCWorld Albanian