Xhinset shërbejnë edhe si ushqyes për iPhone-in

E publikuar: 05/08/2015 01:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk dimë se çfarë është më e keqja: kur telefonit i bie bateria papritur, apo kur telefoni juaj nuk mund të futet në xhepin e pantallonave.

Xhinset më të fundit, të quajtura #Hello jean, do të zgjidhnin të dyja problemet njëherësh. Xhinset, të cilat kushtojnë 189 dollarë, kanë një xhep special në anën e pasme, i pajisur me një bateri e cila ushqen iPhone 5, 5S ose 6. Xhepi ka të fshehur një kabllo USB-je që lidh telefonin me ushqyesin, i cili kushton 49 dollarë më shumë.

Xhinset furnizojnë me energji iPhone 5 dhe 5S deri në 85% dhe iPhone 6 deri në 70%. Së fundmi, shumë kompani që merren me prodhimin e xhinseve kanë filluar të rrisin madhësinë e xhepave që me krijimin e iPhone 6 Plus.

Kompania Joe’s nuk është e para që ka krijuar pantallona duke menduar edhe për iPhone-in. Xhinset I/O Denim kanë gjithashtu një xhep në këmbën e djathtë, mes gjurit dhe ijës së këmbës, dhe mund të përdoret për të futur telefona inteligjentë me ekran 4.8 inç ose më të vogël, duke përfshirë këtu pajisjet Galaxy S të Samsung-ut. Vitin e kaluar, Nokia bashkëpunoi me dizajnerin Adrien Sauvage për të krijuar pantallona të pajisura me adaptues të furnizimit me energji nëpërmjet wireless-it, por që deri tani nuk kanë dalë në treg.