Willian: Chelsea do të luftojë për titull

E publikuar: 13/12/2017 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anësori i Chelseat, Willian, thotë se klubi londinez do të luftojë për titull deri në fund.

Ekipi i Contes gjendet 11 pikë prapa Cityt që ka lidershipin në Ligën Premier.

Dhe, pas fitores prej 3-0 në udhëtim te Huddersfield, Willian është shprehur optimist për luftën për titull.

“Mendoj se patëm ndeshje të mirë, ne kemi pasur posedim dhe kemi mbajtur topin”.

“Unë gjithmonë kam dashur të luaj mirë dhe të bëj diferencën. Natyrisht, dua të luaj secilën ndeshje por vetëm 11 lojtarë mund të startojnë”.

“Ne e dimë se është e vështirë të fitohet titulli, por ne duhet të luftojmë deri në fund. Ne jemi Chelsea, jemi klub i madh, ne duhet të luftojmë”.

“Ne kemi edhe shumë ndeshje në kohë të shkurtër, por Chelsea është i njëjtë dhe luan njëjtë, për të fituar”, deklaroi Williani.

/Telegrafi/