WhatsApp Web, tani i disponueshëm edhe për iPhone

E publikuar: 21/08/2015 00:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fillim të këtij viti, WhatsApp prezantoi një version ueb të aplikacionit të saj për mesazhe. Ky version lejon përdoruesit e WhatsApp-it të bisedojnë me miqtë e tyre nëpërmjet uebit në rastet kur nuk e kanë telefonin me vete.

Ky version ka qenë në dispozicion vetëm për pajisjet Android, BlackBerry, Windwos Phone dhe Symbian. Sot kompania zbuloi edhe versionin e këtij aplikacioni për pajisjet iOS.

 

WhatsApp Web, tani i disponueshëm edhe për iPhone

Siç mund të shihni edhe në foton e mësipërme, është shtuar më në fund mbështetja për iPhone tek WhatsApp Web.

Për të përdorur versionin ueb të këtij aplikacioni, ju duhet të siguroheni që opsioni i ri “”WhatsApp Web” të shfaqet tek menuja e cilësimeve tek aplikacioni iOS. Ju duhet të shkoni tek web.whatsapp.com tek kompjuteri juaj dhe ndiqni udhëzimet për ta lidhur atë me telefonin (ju thjesht duhet të skanoni kodin QR).