WhatsApp etiketon mesazhet e përcjellura nga përdorues të tjerë

E publikuar: 11/07/2018 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

WhatsApp do të etiketojë mesazhet e përcjellura, një lëvizja e cila synon të adresojë problemet e keqinformimit në platformë.

Në një postim në blog Whatsapp prezantoi etiketën e re e cila tregon kur një mesazh është përcjellur nga një përdorues tjetër.

Etiketa do të aplikohet mbi tekstin, imazhin dhe videon siç e tregon edhe fotoja e këtë artikull.

Përpara se ta lançonte për mbarë përdoruesit WhatsApp ka testuar këto etiketa në Indi dhe Brazil.

Ky përditësimin është më i fundit nga WhatsApp për të adresuar lajmet e rreme. Kompania ka shpërblyer hulumtuesit të cilët kanë studiuar përhaphjen e deinformimit në aplikacion. /PCWorld Albanian