Wenger: Reali më ofroi kontroll të plot të klubit

E publikuar: 23/05/2018 05:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsene Wenger ka thënë se i është ofruar një kontratë nga Real Madridi në të kaluarën, por e refuzoi shkaku i Arsenalit.

Francezi ka qenë një tifoz i Real Madridit kur ka qenë i ri, por nuk ka pasur mundësinë ta drejtojë skuadrën.

“Kur u ndërtua stadiumi i ri, kisha pesë vjet kontratë me Arsenalin”.

Arsene Wenger (Getty Images)

“Pas vetëm një viti më erdhi oferta nga Real Madrid”.

“Kur merr një ofertë nga Real Madridi normalisht që tundohesh, por nuk ishte  moment i mirë për Arsenalin”.

“Më është ofruar kontroll i plotë i klubit”, ka thënë Wenger.

Wenger ka qenë trajner i Arsenalit për 22 vjet ku ka fituar të gjithë trofetë në Angli. /Telegrafi/