Wenger kritikon Jardim: Je gënjeshtar!

E publikuar: 25/03/2015 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka quajtur homologun e tij të Monacos, Leonardo Jardim si gënjeshtar, pasi ‘Topçinjët’ u eliminuam nga Liga e Kampionëve.

”Në ndeshjen e parë, kur kam dashur ta falenderoj Wengerin dhe t’i zgjasnim duart, ai nuk e zgjati dorën, kështu që edhe pse Monaco bëri çdo mirë, kam vendosur të mos falënderoj atë”, tha Jardim pas ndeshjes së parë. ”Unë mendoj se kjo ishte mungesë respekti. Tani për tani, ne jemi duke festuar dhe ne mendojmë se Arsenal nuk ka treguar respekt të mjaftueshëm gjatë ndeshjes së parë”, vazhdoi ai. Dhe Wenger përgjigjet: ”Fotografitë tregojnë se kam pritur që të përgëzoj trajnerin e Monacos pas lojës. Ai e festoi fitoren me stafin e tij, dhe unë kuptova mjaft”. ”Unë e urova atë pas konferencës për shtyp. Jam i befasuar nga gënjeshtrat e tij”. /veqsport.com/