Wall Street lumë kritikash ndaj kriptomonedhës së JP Morgan

E publikuar: 19/02/2019 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

J.P Morgan tronditi botën blockchain kur tha se do të lançonte një kriptomonedhë të quajtur JPMCoin.

Banka e cila drejtohet nga një prej kritikëve më të fortë  të bitcoin Jamie Dimon, prej kohësh është përfshirë në tregun blockchain por lajmi për lançimin e JPMCoin është një prej lëvizjeve më të spikatura nga një bankë e Wall Street.

Monedha e re kriptografike, ndryshe nga bitcoin, nuk mund të aksesohet publikisht por do të ofrohet vetëm për një fraksion klientësh të JPM.

Është shumë larg krijimit të një ekosistemi ku të gjithë pjesëmarrësit mund të përdorin një monedhë dixhitale universalisht të pranueshme dhe këmbyeshme,” shprehej veterani i JPM Will Martino. “Përkundrazi është një mekanizëm ku vetëm JPM mund të këmbejë monedhën që hedh në qarkullim.”

Natyra e centralizuar e projektit u përballë me kritika nga komuniteti kur shumë e quanin një kriptomonedhë false.

Kriptoskeptiku Nouriel Roubini e quajti një marrëzi. “Është private jo publike, bazuar në një autoritet qendror, e centralizuar dhe jo decentralizuar,” shkruante në një cicërimë.

Monedha pritet me skepticizëm nga analistët

Të tjerë thonë se monedha e J.P Morgan nuk është unike sepse edhe firma të tjera financiare kanë versionet e tyre të monedhës JPMCoin si Signature Bank. Sistemi blockchain Signet i Signature Bank ka mëse 100 klientë të cilët dërgojnë me të miliona dollarë çdo ditë.

Gjithashtu mund të përmendim projektin USC, i cili filloi në 2015-ën për të aplikuar DLT për bankat qendrore që duan të transferojnë para.

Kritikat ndaj monedhës janë të shumta në Wall Street. “Ky lajm nuk është lajm me të vërtetë,” thoshte një analist.

Me këtë monedhë mundet që banka që mos arrijë kurrë efikasitetin e pagesave dhe transfertave në një periudhë afatshkurtër,” shprehej analisti i strategjisë Fintech Lex Sokolin.

Pyetja për mua nuk është sesa sa mund të arrish diçka me këtë monedhë siç janë transfertat ndërkombëtare por çfarë mund të ndërtosh me këtë arkitekturë,” vijoi Ai.

Një tjetër analist tha se nuk ishte surprizuar aspak nga lajmet. “Duket më shumë si një teknologji e kryerjes së pagesave dhe transfertave në kohë reale. Diçka e tillë  mund të bëhet edhe pa teknologjinë blockchain.”

Megjithatë disa kishin edhe komente pozitive për JPMCoin. Bashkëthemeluesi i ConsenSys Capital tha: “Fituesit e kësaj janë JMP si lojtarët e parë ndërsa klientët e bakës do të përfitojnë më tepër likuiditet dhe ulje vonesash gjithashtu edhe për komunitetin ethereum sepse kjo është një aprovim i teknologjisë së tyre. Humbësit janë Ripple dhe R3.

Ripple, firma e teknologjisë financiare pas kriptomonedhës XRP, ka qenë një prej projekteve më ambicioze falë bashkëpunimeve të shumta me bankat. Ofron një numër produktesh që përdorin XRP për të kreu transferta më të shpejta. /PCWorld Albanian