VV: Nuk janë realizuar të gjitha elementet e transformimit të FSK-së në ushtri

E publikuar: 02/08/2019 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Vetëvendosje thotë se Qeveria e deritanishme nuk ka punuar për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse në krahasim me shtetet tjera të rajonit, njofton Klan Kosova.

Anëtari i kësaj partie, Shemsi Syla, pos kësaj në një konferencë për media ka thënë se nuk janë realizuar edhe elementet e planit të parë të transformimit të FSK-së në ushtri.

“Elementet kyçe të planit të parë të transformimit të FSK-së në ushtri nuk janë realizuar, objektivat që është dashur të arrihen më 21 maj 2019 në fazën A+120 ditë, siç ishin riorganizimi i Minstrisë së FSK-së në atë të Mbrojtjes, si dhe Komandës së forcës tokësore në shtabin e FSK-së, objektiv i parealizuar, si dhe vendosja e elementit drejtues udhëheqës gjeneral, drejtor digasterësh, objektiv i parealizuar”.

“Projektet kryesore gjatë fazave që tashmë është dashur të jenë të realizuar si krijimi i dokumenteve strategjike dhe vendosja e bastit doktrinar. Fatkeqësisht asnjë nuk e është gatshme apo e miratuar nga autoritet e Ministrisë së Mbrojtjes”.

Syla më tej tha se nuk është shpenzuar buxheti i planifikuar, por se edhe ky buxhet i ndarë nuk ka mjaftuar për këtë ministri.

“Ministria nuk e ka shpenzuar buxhetin e planifikuar për gjashtë muaj vetëm 3% e shpenzimeve kapitale janë përdorur, buxheti i ndarë për këtë ministri dhe shuma për buxhetet kapitale të tregon se sa ka punuar kjo Qeveri për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse. Buxheti për FSK-në është i pamjaftueshëm në krahasim me shtetet tjera, kjo ministri ka dëshmuar paaftësi për investime në kapacitete ushtarake me aq buxhet sa i ka ndarë vetes”.

“Të ndalet keqmenaxhimi i buxhetit, të ndalet punësimi i militantëve partiak, të mos lidhin kontrata me kompanitë klientele të tyre nën petkun se kinse janë duke u ngritur kapacitete ushtarake të mos ndërhyhet në strukturën organizative tashmë të miratuar nëse këto vazhdojnë do të kallxohet penalisht nga ne”, tha Syla.