Vuçiqi po e promovon dialogun e po përfiton nga mungesa e konsensusit tonë, thotë Veseli

E publikuar: 29/10/2018 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur pas vendimit që u morr për seancën e jashtëzakonshme për të mërkurën, datë 31 tetor.

Ka thënë se ka një propozim që të fillohet nga sot harmonizimi i rezolutës.

“Mesazhi im është – të evitojmë interesat tona elektorale e të koncentrohemi në një sfidë që nuk është e lehtë e që është Serbia. Ne e kemi një drejtim të jemi bashkë në platformën nacionale. Ftoj partnerët tanë edhe nga opozita të lënë egot e të ecim përpara. Ndarje nuk do të ketë kurrë. Nuk duhet të rrezikojmë ndarjen tonë që të na krijojë situatë imponuese. Duhet të mendojmë për gjeneratat e ardhshme. Nuk do të lejoj të ndodhin precedant. Përderisa ne po shtyhemi, Vuçiqi po e promovon dialogun, po përfiton nga mungesa e konsensusit tonë”, tha Veseli, raporton KTV.