“Vuçiqi po e jep lehtë Kosovën”

E publikuar: 03/07/2018 23:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Ne nuk po kërkojmë asgjë të huaj në Kosovë, po kërkojmë vetëm atë që është e Serbisë”, ka thënë kryetari i partisë Nova Srbija Velimir Iliq duk reaguar kështu ndaj deklaratës së kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq se është sukses nëse e kthejmë dhe vetëm një metër toke në Kosovë.

Iliq ka vlerësuar se “lehtë po e japim Kosovën” dhe se kjo është vetmja mënyrë që Partia Përparimtare e Serbisë (Srpska napredna stranka) të mbetet në pushte me ndihmën e zyrtarëve të huaj.

“E kujt është Graçanica, e kujt është Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit, a bëjnë më shumë se një metër hapësirë ato dh a është turp që kryetari të deklarojë se Serbia nuk ka asgjë në Kosovë”, ka pyetur Iliq.