Vuçiqi: Kush flet për Kosovën e Sanxhakun, flet kundër Serbisë

E publikuar: 19/09/2018 23:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq iu ka përgjigjur liderit të boshnjakëve Bakir Izetbegoviq, transmeton Koha.net.

“Nëse dikush flet për Sanxhakun, Kosovën dhe për shumë gjëra të tjera, ai flet në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë dhe në kundërshtim me rendin e ri ndërkombëtar”, citon “blic” të ketë thënë Vuçiq duke u pyetur se cilat mund të jenë lidhjet e liderit boshnjak me Kosovën.

Kryetari serb e ka quajtur përzierje të Izetbegoviqit në punët e brendshme të Serbisë pasi ai kishte thënë se “Vuçiq po flet për paqe por po e vazhdon armatimin”.

Izetbegoviqi po ashtu ka shfaqur habinë se si Vuçqi në Mitrovicë e kishte madhëruar të akuzuarin e Hagës, Sllobdan Millosheviqin, për krime lufte në Kosovë.