Vuçiqi i “çuditur” me arrestimin e Haradinajt

E publikuar: 17/06/2015 21:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri serb Aleksander Vuçiq në lidhje me ndalimin e ish-kryeministrit Haradinaj ka thënë se është e rëndësishme mos të bimë në provokim, transmeton Indeksonline.

Ai ka nguruar që ta komentoj tërë këtë ngjarje të sotme në Aeroportin e Lubjanës.

“Ngapak është e çuditshme për mua, nesër mundemi ta komentojmë pas mbledhjes së qeverisë. Është e rëndësishme që ta ruajmë paqen dhe dinjitetin dhe mos të bimë në provokime të cilat ndodhin në rajon dhe më gjerë”, tha Vuçiq për RTS.