Vuçiq: Prishtina s’do ta heqë taksën, presim përkeqësim të situatës

E publikuar: 19/02/2019 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se është e qartë se Prishtina nuk do ta heqë taksënmbi produktet serbe në periudhën e fundit dhe se situata pritet të përkeqësohet.

Sipas tij, Serbia do të luftojë për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe interesat kombëtare.

“Për ne është e rëndësishme që të ruajmë paqen, nuk është një kohë e lehtë përpara, por ne do të përpiqemi për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe interesat tona kombëtare”,  tha ai, transmeton Klan Kosova.

Drejtuesi i shtetit serb tha se nëse taksa mbi mallrat serbe nuk shfuqizohet atëherë nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Kosovën.

Ai i ka cilësuar si të rrezikshme deklaratat e kryetarit të Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, për bashkimin e Mitrovicës, si dhe deklaratat e zyrtarëve të Prishtinës.