Vuçiq: Perëndimi i përçarë për shkak të Kosovës, garë kush do ta udhëheq lojën

E publikuar: 10/06/2020 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekziston një mos pajtueshmëri e rëndësishme në aleancën perëndimore deri më tani monolite karshi çështjes së Kosovës, por ajo nuk është e natyrës substanciale, për atë se kush do ta udhëheq lojën, ka thënë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq transmeton Express.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka vazhduar t’i japë informacione publikut serb për atë çfarë po ndodhë në çështjen e dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës dhe për garën që po bëhet nga fuqitë ndërkombëtarë për atë se kush duhet të drejtojë procesin.
Teksa ka folur për deklarimet e presidentit Thaçi sa i përket emisarit të BE’së, Miroslav Lajcak, Vuçiq ka thënë se në asnjë mënyrë nuk mund të sillet në mënyrë të njëjtë me partnerët ndërkombëtarë.

Vuçiq ka thënë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, është kundër Serbisë për çdo gjë sa i përket Kosovës, por thotë se asnjëherë nuk mund të sillet me Gjermaninë siç po sillet presidenti i Kosovës me Lajçakun.