Vuçiq: Ne morëm vendimin që asnjë polic shqiptar të mos shkelte në Veri

E publikuar: 30/05/2017 02:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleksandar Vuçiq ka lavdëruar marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërmjet Qeverive të Serbisë dhe asaj të Kosovës.

Kryeministri në largim i Serbisë ka thënë se në marrëveshjen e Brukselit ai kishte marrë vendim që të gjithë policët në Veri të Kosovës të jenë të kombësisë serbe, shkruan Pink.rs, përcjell Insajderi.

Në një reagim ndaj ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, Vuçiq ka thënë se ai nuk merrte vendime të rëndësishme për Kosovën, derisa qeveria e tij ka bërë marrëveshje që asnjë polic i kombësisë shqiptare të mos shkelë në Veri.

“Asociacioni i Komunave Serbe është një pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Brukselit, ishte lëvizja më e zgjuar në kohë të vështira. Tadiq nuk kishte arritur asnjë vendim. Ne e morëm vendimin që të gjithë punonjësit e policisë të jenë të nacionalitetit serb, dhe se asnjë polic shqiptarë të mos vë këmbë në Veri të Kosovës”, ka deklaruar Vuçiq, sonte në një intervistë në televizionin “Pink”.

Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me cilindo përfaqësues të palës kosovare në bisedime. /Insajderi.com