Vuçiq në Banjallukë, Dodik flet për pavarësinë e Republika Srpska sipas modelit të Kosovës

E publikuar: 23/07/2020 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës Milorad Dodik ka thënë se Kosova nuk mund të njihet si shtet i pavarur në rrafshin ndërkombëtar dhe nëse shihet në atë formë ashtu atëherë edhe Republika Serbe duhet të ketë të njëjtin trajtim.

Dodik i ka bërë këto komente në një konferencë për media së bashku me presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq.

Ai tutje ka thënë se nëse dikush mendon se mund të flasë për ndarjen e Kosovës atëherë duhet të flasë edhe për Republikës Serbe.

“Ne jetojmë në Republikën Serbe si një shtet që ka ambiciet e saj dhe ne jemi të interesuar në bisedimet për statusin e Kosovës. Ne besojmë që Kosova është çështja primare për Serbinë, por e para në sensin nacional për Serbinë duhet të jetë Republika Serbe, dhe ne besojmë se kjo mund të ndërlidhet në interesin nacional”, ka thënë Dodik, shkruan Radio Televizoni shtetëror i Serbisë, transmeton Gazeta Express.