Vuçiq: Marrëveshjet në Mynih e sigurojnë paqen në dekadat e ardhshme

E publikuar: 14/02/2020 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka falënderuar presidentin e SHBA’së, Donald Trump, për progresin e bërë pas nënshkrimit të marrëveshjeve të sotme për hekurudhën Prishtinë-Beograd dhe për autostradën.

Sipas kreut të shtetit serb, marrëveshje të tilla do të sigurojnë paqen për dekadat që do të vijnë.

“ I lumtur teksa shoh progresin e arritur sot dhe falënderoj shumë presidentin Trump dhe ambasadorin Richard Grenell në emër të Serbisë, sepse besoj që do të kemi një të ardhme më të mirë dhe që do të sigurohet paqja për dekadat e ardhshme”, ka shkruar Vuçiq në twitter, teksa ka njoftuar për nënshkrimin e Letrën e Mirëkuptimit për hekurudhën ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ka reaguar edhe presidenti Thaçi, sipas të cilit marrëveshjet e nënshkruara sot janë një hap i madh drejt arritjes së finales Kosovë-Serbi.

“Një tjetër moment historik. Së pari me marrëveshjen për trafikun ajror dhe sot nënshkruam marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat në mes Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit, Donald Trump për udhëheqjen dhe Richard Grenell për vendosmërinë. Një hap i madh drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare për paqe mes dy shteteve”, ka shkruar Thaçi në Twitter.