Vuçiq: Marrëdhëniet më të mira me Rusinë, i pëlqeu apo jo kujt

E publikuar: 21/02/2018 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Serbia është në rrugën europiane, por ajo do të vazhdojë t’i ndërtojë marrëdhëniet me Fedaratën e Rusisë” citon tnajug të ketë thënë sot kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq pas takimit me shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, në Beograd , transmton Koah.net.

“Supozoj se do të ketë lloje të ndryshme dëshirash e presionesh që këto marrëdhënie të shkojnë në një drejtim tjetër, por Serbia do të jetë në këtë linjë , do të respektojë marrëdhëniet tradicionale dhe do t’i zhvillojë marrëdhëniet më të mira me Federatën e Rusisë”, ka thënë Vuçiq.

Ai në fund ka shtuar se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaja Rusisë teksa ka shfaqur shpresën se BE do të ketë mirëkuptim për këtë./koha.net/