Vuçiq: Kosova mund të festojë për njohjen e NETFLIX, atë të Serbisë as të mos e ëndërrojë

E publikuar: 28/04/2021 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Kosova as nuk mund që ta ëndërrojë njohjen e Serbisë.

Ai këtë e ka thënë lidhur me deklaratën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka deklaruar se prapa “Non paper” që janë publikuar javët e fundit, qëndron Beogradi.

“Nëse ata shpresojnë se Serbia do ta pranojë ta njohë pavarësinë e Kosovës, unë ju them se ata nuk duhet ëndërruar, e lërë më se Serbia qëndron prapa diçkaje të atillë”, ka thënë Vuçiq, raporton Kosovo-online, transmeton Klan Kosova.

“E shoh tash se ata janë duke festuar gjithë ditën se NETFLIX i ka vendosur në listën e tyre. NETFLIX ju ka vendosur në listë, gjë të cilën duhet ta bëjnë OKB dhe Interpol”.