Vuçiq: E di çmimin, dua të përpiqem ta zgjidh çështjen e Kosovës

E publikuar: 17/08/2018 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se është i gatshëm dhe e di se sa paguhet çmimi për trimëri në Serbi, për të propozuar atë se çfarë nuk duan të dëgjojnë veshët e serbëve, por se është i vendosur të hyjë në histori si dikush që u përpoq të paktën ta zgjidhë çështjen e Kosovës.

Vuçiq kujtoi se në mjedisin ndërkombëtar, në botë, ekzistojnë shumë persona që do të dëshironin të të arrijnë një marrëveshje, paqe, por edhe disa që do të donin më pak, dhe ka raste të tilla në vend, transmeton Klan Kosova.