Vuçiç: Kurrë nuk do ta njohim Kosovën

E publikuar: 02/04/2015 20:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se është i gatshëm për bisedime me shqiptarët e Kosovës por ka theksuar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë.

Këto komente Vucic i ka bërë pas takimit me Kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico.

“Gjithmonë do të bisedojmë me shqiptarët e Kosovës” ka thënë ai. “Por Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”. Sllovakia po ashtu nuk e ka njohur Kosovën.