Vritet ish-deputeti rus në Ukrainë, policia akuzon Rusinë (Video)

E publikuar: 23/03/2017 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti rus, Denis Voronenkov, është qëlluar me armë për vdekje sot në Kiev të Ukrainës.

Policia ukrainase beson se ai mund të jetë vrarë nga një vrasës me pagesë i urdhëruar nga Rusia.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Yuriy Lutsenko, e ka fajësuar Kremlinin për vrasjen e Voronenkovs, duke thënë se Rusia ka dashur ta ndëshkojë atë sepse kishte dëshmuar për hetuesit ukrainas.

https://www.youtube.com/watch?v=ldbBuefzmug

Për këto deklarata ka reaguar Kremlini.

Zyrtarë të Kremlinit kanë thënë se këto akuza janë “absurde” për vrasjen e ish-deputetit rus në Kiev të Ukrainës, njofton RT, transmeton infosot.

Këto janë pamjet të cilat janë publikuar nga mediat ukrainase dhe ruse, ku shihet ish-deputeti i vrarë në rrugë.