Vrasja për borxh dënohet me 22 vjet e gjysmë burg

E publikuar: 04/07/2018 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore e Pejës, Departamenti për krime të rendë, ka shpallur aktgjykimin për K.H I cili është dënuar me burgim unik në kohëzgjatje prej 22 vite e gjashtë muaj.
Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Pejë, i dënuari për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 par.1 pika 1.6 te KPRK-së i akuzuari dënohet me 22 vite burgim dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së dënohet me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.

Të akuzuarit koha e kaluar në paraburgim nga data 06.03.2017 e tutje do t’i llogaritet ne dënimin e shqiptuar.

K.H më 6 mars të vitit 2017 kishte vrarë 39 vjeçarin, M.Z.

Krimi ndodhi në lagjen Fidanishte në Pejë në rrugën ‘Myrvete Maksutaj’ për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një borxh,