Vlera e Twitter rritet pavarësisht rënies së numrit të përdoruesve

E publikuar: 26/10/2018 23:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aksionet e Twitter u rritën me 22% ditën e Enjte ndërsa media sociale theu pritshmëritë e Wall Street duke shitur më shumë reklama pavarësisht uljes së numrit të përdoruesve.


Platforma e mikroblogimit raportoi 758.1 milion dollarë të ardhura, një rritje me 29% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë numri i përdoruesve aktivë në muaj ra me 4 milion krahasuar me vitin e kaluar në 326 milion.


Rënia është edhe më e madhe nëse krahasojmë me faktin se në tre mujorin e dytë kishte 335 milion përdorues.

Këtë rënie Twitter ja atribuon ligj Evropian të ri të privatësisë dhe përpjekjeve të kompanisë për të eliminuar racizmin dhe gjuhën e urrejtjes. /CIO Albanian