Vjosa Osmani: Të rinjtë dhe të rejat bartin përherë peshën e ndryshimit

E publikuar: 29/08/2019 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës së bashku me Vjosa Osmanin, kandidaten për kryeministre kanë takuar strukturat e Forumit Rinor.

“Të rinjtë e të rejat e Kosovës kanë bartur përherë peshën e ndryshimit politik në vend; kanë bartur peshën e vet shtetit. E shteti i kapur s’ka arritur t’i bartë me vete ata; i ka lënë pas”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në Facebook.

“Sukseset e të rinjve në inovacion, në sport, në kulturë, art, muzikë e shkencë kanë qenë përherë një standard më lart se politika. Sot ato janë motivim i angazhimit tonë si ekip. Prandaj, është koha që politikën ta sjellim në atë standard. Këtë herë shteti u kthehet të rinjve”!

“Prandaj sot, bashkë me Kryetarin Mustafa takuam strukturat e Forumit Rinor të Lidhjes sonë. Takuam bazën më të shëndoshë të aktivizmit tonë politik, tek të cilët mbështetemi gjithë”.