Vjosa Osmani i nis vizitat në terren

E publikuar: 22/06/2020 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani sot ka vizituar Komunën e Obiliqit, raporton Gazeta Express.

Osmani ka thënë se që nga sot po fillojnë vizitat nëpër komuna, në saje të një një nisme të cilën e ka quajtur “Vizitat tona të gjelbra”.

Ajo ka thënë se kanë zgjedhur si komunë të parë Obiliqin, pasi që është më e ndotura.

“Nga sot po fillojmë vizitat tona të gjelbra. Po fillojmë me vizitën tonë të parë në komunën e Obiliqit, që është ndër më të afektuarat dhe më të ndotura, do të takohemi me kryetarët e komunave dhe deputetët tjerë dhe me qytetarë të zonave të afektuara për të diskutuar lidhur me rëndësinë e ambientit”, ka thënë Osmani.

Kryeparlamentarja ka bërë thirrje për qytetarët që të komentojnë për atë se ku të organizohet vizita e ardhshme.

“Nuk ka gjë më të rëndësishme se shëndeti, i mirëpresim komentet tuaja lidhur me atë se ku do të duhej të ishte vizita jonë e ardhshme”, tha ajo./GazetaExpress/