Vjen reagimi i parë nga VV, pasi Kurtit iu pamundësua kandidimi

E publikuar: 20/01/2021 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit i është pamundësuar kandidimi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, zgjedhje këto të cilat u përcaktuan nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e votës së ish-deputetit Etem Arifi, në votimin e Qeverisë Hoti.

Kurti nuk është certifikuar, pasi që i njëjti ka përballje me ligjin, bashkë me 46 kandidatë të tjerë nga parti të ndryshme politike në vend.

Por pas kësaj ka reaguar Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha se Kurti gëzon mbështetje shumë të madhe të qytetarëve dhe kjo mbështetje është e pakontesuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit, transmeton lajmi.net.

Tutje Haxhiu theksoi se në shtetin e kapur, kështu ndodhë.

Postimi i plotë:

Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!

Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!.