Vjen karta grafike buxhetore e shumëpritur e NVIDIA

E publikuar: 22/02/2019 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nvidia prezantoi zyrtarisht kartën grafike të shumëpërfolur GTX 1660 Ti. Vjen me arkitekturën Turing por i mungon teknologjia e gjurmimit të rrezeve “ray-tracking”. Megjithatë karta kushton më pak sesa GTX 1060 dhe ka performancë më të lartë.

Ajo vjen me 6GB GDDR6 RAM me bandwidth 12Gbps. Karta ka 1536 bërthama CUDA dhe frekuencë 1.8Ghz. mund të ofrojë 1.5 herë më shumë performancë sesa GTX 1060 6GB dhe 1.4 herë më pak konsum energjie.

GTX 1660 Ti është mjaftueshëm e fuqishme për të përballuar lojëra si Fortnite, PUBG dhe Apex Legends me 120fps në 1080p.

NVIDIA është kritikuar për çmimet e serive RTX 20. Ato nuk ofrojnë ndonjë performancë ndjeshëm të lartë krahasuar me gjeneratën e kaluar. Për shembull RTX 2060 kushton 100 dollarë më shumë sesa GTX 1060. Ndërsa karta e re GTX 1660 Ti duhet të ofrojë performancë të barabartë me GTX 1070 dhe kushton më pak.

Ndërsa RTX 2060 e tejkalon sepse ka më shumë bërthama CUDA prej 1920 dhe shpejtësi memorie prej 14Gbps.

Karta shitet për 279 dollarë. /PCWorld Albanian