Vjedhjet e monedhave kriptografike 3 herë më të larta në 2018-ën

E publikuar: 04/07/2018 01:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vjedhja e monedhave kriptografike nga bursat ësht rritur ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij viti dhe është tre herë më e lartë sesa në 2017-ën thotë një raport i firmës së sigurisë kibernetike CipherTrace.

Sipas raportit janë vjedhur 761 milion dollarë monedha nga bursa kriptografike krahasuar me 266 milion dollarë përgjatë gjithë 2017-ës.

Humbjet këtë vit mund të arrijnë deri në 1.5 miliardë dollarë parashikon CipherTrace kompani e cila pritet të lançojë një softuer i cili do të ndihmojë bursa të mbrohen.

Vjedhja më e fundit ishte ajo e 32 milion dollarëve nga Bithumb në Korenë e Jugut.

Rritja e krimeve në këtë industri ka tërhequr vëmendjen e rregullatorëve ndërkombëtare dhe agjencive ligjzbatuese. /CryptoWorld.al