Vetëvritet një 64-vjeçar

E publikuar: 01/03/2016 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është gjetur sot i vetëvrarë me armë gjahu, në banesë nga bashkëshortja e tij.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Nizhavec, Pogradec, ndërsa viktima është 64- vjeçari Remzi Bahçllari, shkruan Shekulli, transmeton lajmi.net.

Menjëherë në vendngjarje, ka mbërritur policia shqiptare , e cila ka konstatuar edhe armën e krimit, e llojit çifte gjahu teke.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkak, mund të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës.

Policia po vijon hetimet, si edhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

/lajmi.net/